Dikur i hapi derën, sot do të provojë t’i mbyllë portën. Kosta Rika-Gjermani, sfidë mes qiraxhiut dhe pronarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, që do të luhet të enjten në mbrëmje, është vendimtare për fatet e 4 herë kampionëve të botës dhe aventurës së tyre në kompeticion. Gjermanët duan të shmangin patjetër eliminimin që në fazën e grupeve, që do të ishte i dyti radhazi për ta, pas Botërorit të vitit 2018.

Por në këtë sfidë jetike për fatet e Gjermanisë, mbrojtësi Antonio Rudiger e sheh veten përballë pronarit të shtëpisë së tij, pikërisht portierit kostarikan, Keylor Navas.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, kur Rudiger mbërriti në Spanjë për të luajtur te Real Madrid, nuk kishte mundur të gjente banesë për të jetuar. Për fat, Keylor Navas, i cili ishte larguar prej ca kohësh nga Reali, nuk e kishte shitur shtëpinë. Kështu ai i erdhi në ndihmë mbrojtësit gjerman, duke i dhënë me qira shtëpinë e tij në Madrid.

Kjo ndodhte në tetor 2021 para se të hidhej shorti i Botërorit. Por tashmë, dy lojtarët do të jenë përballë njëri tjetrit dhe Navas, i cili dikur i hapi derën e shtëpisë Rudigerit, sot do të provojë të mbyllë portën, për të mos u mundur nga Gjermania dhe për ta lënë jashtë Kupës së Botës.

Një histori të ngjashme kanë edhe Brendan Rodgers dhe Jurgen Klopp, i pari ish-trajner i Liverpool, ndërsa i dyti trajneri aktual i skuadrës. Për ca vite, Klopp ka banuar në shtëpinë e Rodgers me qira. Por edhe pasi Liverpool mundi Leicester kur drejtohej nga Rodgers, ky i fundit nuk e çoi nëpër mend që ta nxirrte gjermanin nga shtëpia.

Share This Article