Dikur ishte në mitingjet e Berishës, Çiljeta këndojë në koncertin e Ramës në 28 korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në, në Tiranë do të organizohet një koncert.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” dhe do të performojnë këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Mësohet se një prej tyre do të jetë edhe Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja njihej vite më parë për afrimin e saj me Partinë Demokratike. Kur të djathtët ishin në pushtet ajo këndonte në mitingjet e PD.

Kur socialistët e sulmonin, Sali Berisha nuk hezitonte ta mbronte Çiljetën edhe në foltoren e Kuvendit.

Mirëpo, gjërat ndryshuan, pasi këngëtarja u largua nga demokratët. Ajo u përfshi në fushatën e socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.  

Share This Article