Kujtojmë se Wuhan është qyteti kinez, i cili ishte vatra e parë e përhapjes së koronavirusit. E ndërsa e gjithë bota është duke luftuar me Covid-19 mesa duket në Wuhan është rikthyer jeta normale.
Imazhet e publikuara e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Këtë fundjavë të shumtë kanë qenë të rinjtë të cilët janë mbledhur bashkë në një party në pishinë. Organizatorët për të tërhequr sa më shumë vizitorë kanë ofruar bileta me gjysëm çmimi për turistet.
Në mediat sociale kineze, disa komentues u shprehen të habitur që një ngjarje e tillë është lejuar të zhvillohet në këtë periudhë pandemie. Mirëpo, Wuhana nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus që nga mesi i majit.
Masat e marra filluan të hiqen në muajin prill dhe jeta pak nga pak filloi t’i kthehet normalitetit.