“Dilni në protesta”, Donald Trump: Do më arrestojnë të martën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, këtë të shtunë.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, shkroi ai.

Hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë.

Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast.

Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.

Share This Article