Temperaturat nën zero kanë rikthyer reshjet e borës në vend, veçanërisht në zonat malore nga jugu në veri.
Temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore këtë të premte në juglindje të vendit.
Reshje dëbore ka pasur në të gjashta qytetet, ndërsa reshjet më re dendura kanë qenë në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës aty ku trashësia shkon deri në 10 cm ndërsa në majë të Qafës së Mashkullores deri në 20 cm
Gjatë orëve të fundit, në zonën e Llogarasë janë regjistruar reshje bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius.
Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat dhe për të garantuar qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullim.
Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në mëngjesin e 27 marsit, duke rikthyer përkohësisht kushtet dimërore.
Reshje me intensitet mesatar janë regjistruar në aksin Bogë–Qafë Thore, ndërsa borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura. Nuk raportohen probleme në qarkullim.


