ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 12 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 12 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 12 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 12 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dinosha i reagon Vujiçiqit: Mali i Zi nuk flet me Kosovën përmes Beogradit

albnews by albnews
4 October, 2019
in Kosova
0
Dinosha i reagon Vujiçiqit: Mali i Zi nuk flet me Kosovën përmes Beogradit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në portalin Analatika, më datë 3 tetor, e që lidhet me një kumtesë të “Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve”.

Në reagimin Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, e nënshkruar nga Dinosha, thuhet se kjo lidhje është krijuar për të përkrahur Listën Serbe.

Kjo Lidhje e ka kategorizuar si skandal mospjesëmarrjen e ambasadorit Dinosha në përurimin e kësaj lidhje, e prirë nga Slobodan Vujiçiq.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Dinosha ka shprehur bindjen se Mali i Zi nuk do të komunikojë me Republikën e Kosovës “përmes oficerit serb për lidhje i cili ka qenë prezent në formimin e Lidhjes së Vujiçiqit, por përmes ambasadorit të vetë në Kosovë, i cili po ashtu nuk ka marrë pjesë në këtë akt”.

“Meqë dje jam përmendur në një kumtesë për opinion të ‘Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve’ (portali Analitika, 3 tetor), të cilën e ka nënshkruar kryetari i kësaj lidhjeje të formuar pardje, z. Slobodan Vujiçiq, jam i detyruar që, për hir të opinionit, me nënshkruesin e kumtesës të sqarohemi për ca gjëra që ai i inicion”, ka thënë në fillim të letrës së tij ambasadori Dinosha, të cilën e ka argumentuar në tri pika.

“Së pari, z. Vujiçiq nuk ka harruar ta informojë opinionin saktësisht se ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, edhe pse i ftuar në mënyrë të rregullt, nuk ka marrë pjesë në formimin e Lidhjes së tij. Por, z. Vujiçiq ka harruar që të njëjtin opinion ta informojë se Ferhat Dinosha nuk ka marrë pjesë në formimin e Lidhjes së përmendur sepse e ka ditur se ajo është e projektuar t’i vihet në shërbim dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahë Listën Serbe, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, gjë që është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi; lidhjes e cila në vet emrin e saj malazezët i vendos në plan të dytë; lidhjes së cilës i ka ardhur ora për ‘një kishë dhe një gjuhë’ dhe lidhjes e cila në vet emrin e saj i përjashton pjesëtarët e kombësive të tjera me origjinë nga Mali i Zi”, ka shkruar Dinosha në gjuhën malazeze.

Së dyti, sipas tij, “Vujiçiq nuk ka harruar të thotë se Dinosha do të vinte po të bëhej fjalë për formimin e Lidhjes së Shqiptarëve dhe te Malazezëve”.

“Por, z. Vujiçiq ka harruar të thotë se lidhja e vërtetë mes shqiptarëve dhe malazezëve ka kohë që është formuar. Që nga viti 1999 kur Mali i Zi i ka pasur dyert e hapura për shqiptarët e përndjekur nga Kosova, të cilët kanë qenë të detyruar të lëshojnë vatrat e tyre përpara krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Ka harruar të thotë se kjo lidhje është forcuar kur Mali i Zi i pavarur ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është vulosur kur dy shtetet kanë shkëmbyer ambasadorët”, ka thënë ai.

Pika e tretë sipas Dinoshës, është ajo që “Vujiçiqi nuk ka harruar të thotë se mosprezenca e tij në formimin e Lidhjes së tij është gjest jodiplomatik i barabartë me skandalin”.

“Por, z. Vujiçiq ka harruar të thotë që koha së shpejti do t’ia vërtetojë se gjestin diletant të barabartë me skandalin do të mund ta kërkojë pikërisht në formimin e ‘Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve’, i cili nuk do të ketë mundësi të flasë në emër të diasporës malazeze në Kosovë e as t’u drejtohet institucioneve të Kosovës në atë emër”, ka thënë Dinosha. “Sepse, Mali i Zi nuk do të komunikojë me Republikën e Kosovës përmes oficerit serb për lidhje i cili ka qenë prezent në formimin e Lidhjes së Vujiçiqit, por përmes ambasadorit të vetë në Kosovë, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë akt”, ka shtuar në fund të reagimit të tij, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result