Diplomacia botërore e gjitha në lëvizje, mbaron pas 4 orësh takimi SHBA-Rusi për Ukrainën. Zelensky niset të takojë Erdoganin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njofton se takimi mes delegatëve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad ka përfunduar tani.

Takimi ka zgjatur më shumë se katër orë, duke përfshirë një drekë pune. Ndërkohë Ministria e Jashtme në Moskë ka publikuar disa foto të delegacioneve ruse dhe amerikane gjatë pauzës nga bisedimet në Arabinë Saudite.

Nga ana tjetër, Ukraina, e cila nuk ka qenë pjesë e tryezës në Riad, po bën lëvizjet e saj. Presidenti Volodymyr Zelensky ndodhet në kryeqytetin turk, Ankara. Kjo është vizita e tij e tretë në vend që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia pothuajse tre vjet më parë.

Ai do të takohet më vonë me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 13:00 GMT (16:00 sipas kohës lokale).

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në një ceremoni për hapjen e një ndërtese të ambasadës ukrainase, së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.

Share This Article