Diplomati britanik shpëtoi studenten kineze nga mbytja në lumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një diplomat britanik është cilësuar si hero pasi ka shpëtuar një studente që po mbytej në një lum në Kinë.

Stephen Ellison, ishte duke ecur buzë një lumi në qytetin e afërt antik të Zhongshan, kur dëgjoi një grua që bërtiste. Ai tha se studentja kishte rrëshqitur në lumë dhe ishte në telashe sepse s’mund të notonte.

Pamjet e publikuara në Twitter nga ambasada britanike, tregojnë një turmë që bërtiste nga paniku derisa shihej gruaja me kokën poshtë ujit. Ellion u hedh në ujë dhe e shpëtoi.

“Nuk kishte shumë kohë përpos të futesha brenda në ujë”, ka thënë Ellion për BBC. Ai e dërgoi me pas atë në brezin e shpëtimit dhe njerëzit e tërhiqen në bregun e lumit.

“Falë shpëtimit, studentja shpejt rifilloi frymëmarrjen dhe iu kthye vetëdija”, njoftoi agjencia shtetërore kineze.

Share This Article