Diplomati rus gjendet i vdekur në Berlin, dyshohet se ishte spiun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rus, i dyshuar si spiun, i cili punonte zyrtarisht si diplomat, është gjetur i vdekur në qendër të Berlinit, pasi dyshohet se ka rënë nga një kat i sipërm i kompleksit të ambasadës.

Policia gjermane gjeti trupin e pajetë të burrit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në trotuarin jashtë ambasadës ruse më 19 tetor, por rasti sapo është raportuar, shkruan “Telegraph”.

Autoritetet besojnë se viktima ishte një oficer në shërbimin e inteligjencës FSB, një agjenci pasardhëse e KGB-së, që punonte nën mbulimin diplomatik.

Rusia ka refuzuar lejen për një autopsi dhe shkaku i vdekjes mbetet “i paqartë”, sipas burimeve gjermane të sigurisë të cituara nga revista Spiegel.

Një zëdhënës i ambasadës ruse e përshkroi vdekjen e tij si një “aksident tragjik” dhe tha se Rusia nuk do të komentonte më tej për “arsye etike”.

Policia gjermane thuhet se nuk ka qenë në gjendje të hetojë për shkak se i vdekuri kishte imunitet diplomatik.

Është i fundit, në një të madh të diplomatëve rusë në mbarë botën, vdekjet e të cilëve mbeten të pashpjegueshme.

Ato përfshijnë Vitaly Churkin, ambasadorin rus në Kombet e Bashkuara, i cili u gjet i vdekur në vitin 2017, shkruan ndër të tjera “Telegraph”.

Share This Article