ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 7 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 7 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 7 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 7 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Diplomatja franceze kundër Yuri Kim: Ambasadorët s’kanë pse vendosin për Shqipërinë

albnews by albnews
3 January, 2022
in Albania
0
Diplomatja franceze kundër Yuri Kim: Ambasadorët s’kanë pse vendosin për Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka dhënë një mesazh të fortë, ndërsa ka dalë kundër qëndrimit të Ambasadores Amerikane Yuri Kim, në lidhje me politikën dhe politik-bërjen në Shqipëri.

Barsacq ka qenë e prerë, kur ka deklaruar, se ambasadorët nuk kanë pse vendosin për Shqipërinë.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Ndryshe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila iu tha demokratëve që PD, forca e parë anti-komuniste në vend, “të mos hajë bar” për interesat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar ish kryeministrit, Sali Berisha, diplomatja franceze, ka zgjedhur të respektojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, qofshin demokratë apo jo, pa ndërhyrë dhe pa dalë me mesazhe  që prekin qytetarët.

“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmimin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq,  në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas saj ambasadorët  duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, siç e përcakton misioni i tyre.

“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, ka thënë më tej  ambasadorja franceze.

Në të njëjtën linjë me ambasadoren franceze ka qenë më herët edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, i cili ka thënë se është i prirur të respektojë vendimin e qytetarëve shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat, Soreca është pyetur nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

“Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast”, është shprehur ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result