“Direktivat i dha në telefon”- Bashkëpunëtori i Berlusconit zbulon takimin e fundit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marco Parroccini, Sekreatri i Përgjithashëm i Ministrisë së Jashtme italiane si dhe drejtuesi i të rinjve të Forca Italia, foli për Euronews Albania në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Parroccini tha se pavarësisht problemeve shëndetësore, Berlusconi ka qenë tepër aktiv dhe ka punuar për Partinë Forca Italia nga banesa.

Ai tha nënvizoi se ish-kryeministri kishte kishte një komunikim të vazhdueshëm me eksponentët e partisë, ku telefonata e fundit ishte përpara dy ditësh dhe ku dha disa direktiva.

“Ka dashur gjithmonë të punoj dhe nga shtëpia për partinë. Edhe nëse jo fizikisht ai përmes telefonit, komunikonte me partinë. Ai përpara dy ditësh ka patur komunikimin e fundit ku dha direktivat e tij. Ndaj dhe humbja e tij këtë të hënë është diçka e papritur për ne.

Hera e fundit që jam kontaktuar fizikisht me të ka qenë përpara 1 muaji, nëse në telefon kemi folur shpesh. Ai komunikonte shpesh edhe me ministrin e Jashtëm Tajani.

Ishte një person që organizonte gjithçka dhe fantastik në menaxhimin e gjithçkaje.

Besoj se tregoi që është më miri në gjithçka, pasi në futboll ishte presidenti që fitoi më shumë nga të gjithë, në biznes ishte ndër sipërmarrësit më të mëdhenj ndaj mund të themi se ishte më i miri për gjithçka”, tha Parroccini.

Share This Article