Disa barka përmbyten gjatë paradës për Trumpin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një paradë me barka, e organizuar në Liqenin Travis në Teksas me qëllim të shfaqjes së përkrahjes për presidentin amerikan, Donald Trump, krijoi valë dhe ujëra të trazuara që bënë që së paku katër barka të përmbyten, ndërsa të tjerat u përplasën në gurë, bënë të ditur zyrtarët lokalë. Një person u lëndua gjatë incidentit.

“Ky ishte një numër vërtet i jashtëzakonshëm i barkave. Disa prej tyre u përmbytën”, tha Kristen Dark, zyrtare për informim publik në Policinë e Teksasit.

Liqeni Travis është një rezervuar në Lumin Kolorado, që është pikë e popullarizuar për lundrim me barka, peshkim, notim dhe aktivitete të tjera rekreative, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Mbajtja e paradës me barka ishte reklamuar në Facebook, ku bëhej thirrje që të gjithë ata që kanë barka, pavarësisht formës dhe madhësisë së tyre, të marrin pjesë në tubim dhe ato të dekoroheshin me ngjyra patriotike dhe flamuj për përkrahje të presidentit amerikan.

Share This Article