Disa gorilla infektohen me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa gorilla në Kopshtin zoologjik në Atlanta, kryeqyteti i shtetit Georgia në SHBA-së janë infektuar me koronavirus (COVID-19).

Në një deklaratë nga Kopshti zoologjik në Atlanta thuhet se tek një tufë e gorillave janë vërejtur simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe mungesë oreksi.

Mostrat e gojës, hundës dhe jashtëqitjes që u morën nga gorillat e species “Gorilla e ultësirave të Afrikës Perëndimore” u dërguan në laboratorin e Universitetit Georgia.

“Rezultatet e testeve dolën pozitive”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se po priten rezultatet e mostrave të marra dhe ato të shputës të cilat janë dërguar edhe në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare në rajonin Lowa.

Në deklaratë nuk jepet informacion lidhur me numrin e gorillave të prekura me COVID-19 ndërkohë që theksohet se ka filluar të merren mostra edhe nga gorillat e tjera në Kopshtin zoologjik ku ndodhen 20 gorilla në 4 tufa.

Në shtypin amerikan thuhet se sëmundja ka prekur 13 gorilla.

Gjithashtu edhe në muajin janar me COVID-19 u diagnostikuan 2 gorilla në Kopshtin zoologjik në qytetin San Diego të Kalifornisë.

Share This Article