Distria Krasniqi e argjendtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, në paraqitjen e saj në kuadër të Grand Slamit që u mbajt sot në Paris.

Krasniqi u mposht në finale nga japonezja Ami Kondo, me ippon, por ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë në kategorinë e peshave -48 kilogramë.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi në rundin e dytë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon.

Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.

Kurse në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me francezen, Melanie Clement. Ishte një luftë e fortë nga të dyja xhudistet, por në fund triumfoi ajo kosovare.

Kosovarja renditet në pozitën e tetë në radhitjen botërore të xhudistëve për kategorinë -48 kilogramë, ndërsa në të dhjetën për kategorinë -52 kilogramë.

Gjatë karrierës së saj, ajo i ka fituar gjithsej 127 ndeshje nga gjithsej 173 të zhvilluara. Është shpërblyer 11 herë me medalje të artë, gjashtë herë me të argjendtë, ndërsa dhjetë herë të tjera me të bronztë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply