Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë mundi në finale kundërshtaren kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Sportistja nga Kosova arriti në finalen e madhe të garës që zhvillohet në Algjeri duke triumfuar përballë xhudistes spanjolle, Ana Perez dhe veçmë kishte siguruar medaljen e argjendtë.

Porse, ajo i shkoi deri në fund kategorisë deri në 52 kilogramë duke triumfuar edhe përballe Puljiz për ta rrëmbyer medaljen e artë.

Në çerekfinale, Distria kishte arritur të fitojë ndaj xhudistes nga Qiproja, Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘ippon’.  

Share This Article