Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në çerekfinale të Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Distria Krasniqi ka fituar pa shumë vështirësi edhe ndeshjen e dytë të ditës të vlefshme për raundin e tretë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Kësaj radhe, xhudistja jonë e mposhti italianen Giuffrida Odette, e cila mori tri penalizime.

Me këtë fitore, pejania ka arritur të sigurojë çerekfinalen, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Ndryshe, Distria po udhëhiqet nga ish-bashkë-lojtarja, trajnere Majlinda Kelmendi.

Share This Article