Distria Krasniqi: Majlinda më bëri të kuptoj se gjithçka në jetë është e mundur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Distria Krasniqi ka thënë se Majlinda me sukseset e saj, e kanë bërë të kuptoj se gjithçka në jetë është e mundur. Ajo ka thënë se ka punuar shumë dhe tani para të pranishmëve po del si kampione olimpike.

“Përshëndetje të gjithëve, dhe faleminderit për këtë mikpritje që po më bën të ndihem shumë e gëzuar që i kam sjellë Kosovës medaljen e artë olimpike. Majlinda me sukseset e saj, më kanë bërë të kuptoj se gjithçka në jetë është e mundur. Kam punuar shumë dhe tani para jush jam si kampione olimpike. Të gjithë ju që jeni sonte, iu them që të punoni shumë për ëndrrat e juaja sepse gjithçka është e mundur. Ju falënderoj që na keni përkrahur dhe mbështetur shumë gjatë gjithë këtij rrugëtimi”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se “Këto medalje olimpike le t’i gëzojmë të gjithë së bashku”.

Distria Krasniqi ka thënë se është mirënjohëse për këtë mikpritje kaq të ngrohtë.

“Falënderoj të gjithë, sidomos popullin shqiptar që na ka përcjellë dhe përkrahur. Po ashtu trajnerin Driton Kuka e falënderoj. Besoj se nuk do të mbesim vetëm me këto medalje, pasi edhe nga Parisi do të kthehemi me medalje”, ka thënë ajo.

Share This Article