Distria Krasniqi mposhtet nga Buchard, medaljen e bronztë do ta kërkoj me anë të repesazhit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është mposhtur ngaj Amandine Buchard në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionia olimpike e nisi mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi kaloi pa vështirësi pengesën e parë.

Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘waza-ari’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.

Megjithatë, në çerekfinale, Distria ishte e pafat duke u mposhtur nga bartësja e xhudos, francezja Amandine Buchard.

Distria në fakt ishte më e mirë dhe më kërkuese në lojën e rregullt, por në vazhdime humbi nga ‘pika e artë’ e francezes.

Xhudistja jonë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të luftës për repeisazh.

Share This Article