Dita Botërore e Mjedisit, Meta-BE: Të shpallim Vjosën Park Kombëtar

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot në Ditën Botërore të Mjedisit për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, Meta ka theksuar edhe njëherë që Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar dhe të jetë e mbrojtur nga të gjitha dëmitimet që mund t’i bëhen.

“E përshëndes punën studimore të realizuar së fundmi prej një grupi shkencëtarësh nga Austria, Gjermania, Italia dhe Shqipëria, si dhe i vlerësoj konkluzionet dhe kontributin e tyre të vyer për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të rralla ekologjike të lumit Vjosa.

Mbështes thirrjen e tyre, të komunitetit lokal, të shkencëtarëve, akademikëve dhe të aktivistëve mjedisorë vendas e të huaj, të personaliteteve të filmit, artit dhe kulturës botërore, si Leonardo Di Caprio dhe Edëard Norton, drejtuar Qeverisë shqiptare, për të mos lejuar dhe për t’u tërhequr nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe çdo projekt tjetër shkatërrimtar dhe abuziv në këtë zonë.“- shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Kujtojmë që Presidenti tashmë e ka ktheyr në kauzë të tij mbrojtjen dhe shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Postim i plotë:Në Ditën Botërore të Mjedisit theksoj me forcë rëndësinë e shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar, në të gjitha degët e lumit, me qëllim mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane.E përshëndes punën studimore të realizuar së fundmi prej një grupi shkencëtarësh nga Austria, Gjermania, Italia dhe Shqipëria, si dhe i vlerësoj konkluzionet dhe kontributin e tyre të vyer për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të rralla ekologjike të lumit Vjosa.Mbështes thirrjen e tyre, të komunitetit lokal, të shkencëtarëve, akademikëve dhe të aktivistëve mjedisorë vendas e të huaj, të personaliteteve të filmit, artit dhe kulturës botërore, si Leonardo Di Caprio dhe Edward Norton, drejtuar Qeverisë shqiptare, për të mos lejuar dhe për t’u tërhequr nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe çdo projekt tjetër shkatërrimtar dhe abuziv në këtë zonë.I inkurajoj të gjitha autoritetet e larta të Bashkimit Europian të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve, duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË! 

https://www.facebook.com/watch/?v=181940190525041
Share This Article