28 Shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë.
Kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim që të rritet vetëdija për parandalimin e tërbimit dhe për të vënë theksin te rëndësia e mposhtjes së kësaj sëmundjeje të tmerrshme.
Tërbimi mbetet një shqetësim i madh në gjithë botën, duke marrë mijëra jetë çdo vit. Tërbimi, sëmundje që mund të bartet nga kafshët te njerëzit, fillimisht shfaq disa simptoma si grip, ethe, dhimbje të kokës, dhe pa rahati në të gjithë trupin. Mesatarisht një njeri vdes në periudhë prej 1-3 muaj pasi të marrë sëmundjen.
Data e 28 shtatorit për herë të parë u shënua më 2007, ju mund ta shënoni këtë datë duke vaksinuar kafshët tuaja apo duke mbajtur ato larg jetës së egër ku mund të përhapet sëmundja.
28 shtatori po ashtu shënon vdekjen e Louis Pasteur, kimist dhe mikrobiolog francez, i cili krijoi vaksinën e parë kundër tërbimit.
Sot në botë, ekzistojnë vaksina të sigurta si për njerëz ashtu edhe për kafshë, me qëllim të eliminimit të vdekjeve nga tërbimi, përderisa vetëdija rreth kësaj ende shihet si çelësi i suksesit për parandalimin apo luftimin e sëmundjes.
Nën moton “Tërbimi përfundon këtu”, sot tek guaska e Qytetit të Shkupit do të mbahet ngjarje edukative rreth sëmundjes së tërbimit.
Në ngjarje do të marrin pjesë drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Atanasov si dhe ekspert nga fakulteti i veterinarisë.