Dita e 10-të në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërës prej naftëtareve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo e shtunë shënon ditën e 10 në grevë urie. Pavarësisht se pagat e prapambetura ende nuk janë marrë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e përkeqësuar me dhimbje koke, të vjella, tension e shumë problematika të tjera, gratë naftëtare nuk kanë ndërmend ta braktisin grevën.

Këtë mbrëmje, njëra prej gevisteve është ndier keq. Gruaja është vizituar nga grupi i mjekëve që qëndron pranë uzinës së Ballshit për grevën. Ajo është nisur më pas drejt spitalit me një makinë private. Ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore të grevistes.

Kujtojmë se pas 18 ditësh në grevë, naftëtarët i lanë vendin kolegeve të tyre gra për vijimin e grevës, derisa kushti për marrjen e rrogave të prapambetura të plotësohet. Në ditët e mëparshme ka patur disa mesazhe nga kryeministri Rama, i cili i ka kërkuar dialog naftëtarëve, me kushtin që duhet të ndërpresin grevën. Nga ana tjetër, vetë naftëtarët/et kanë refuzuar me argumentin se nuk e braktisin grevën derisa të marrin pagat e tyre prej thuajse dy vitesh.

Share This Article