Dita e 11-të e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe mjekun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ditën e 11 të grevës së urisë, 10 naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë ngujuar.

Ata janë vetëmbyllur brenda ambienteve ku po zhvillojnë grevën duke njoftuar edhe vendimin ekstrem që kanë marrë, raporton A2CNN.

Edhe grevistët e tjerë janë shprehur të bindur për të përshkallëzuar në kushte ekstreme këtë grevë, deri në zgjidhjen e kërkesave ekonomike që kanë parashtruar për muaj me radhë.

Grevistët nuk kanë lejuar më brenda ambienteve të grevës as mediat. Në ditën e 11 të grevës së urisë, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka ardhur të bisedojë me grevistët. Vizitorët e vetëm të tyre kanë qenë stafet mjekësore dhe përfaqësuesit e mediave.

Share This Article