Dita e Çlirimit të Kosovës, nxënësit sot në pushim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar sot do të jenë në pushim për nder të Ditës së Çlirimit.

Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.

Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.

Paraprakisht kishin nisur bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë.

Pas sulmeve ajrore bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe trupat serbe u tërhoqën nga Kosova. Kujtojmë se disa nxënës do ta kenë pushim edhe nesër, në shkollat ku do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta.

Share This Article