Qindra qytetarë të shpërndarë në cepa të ndryshme të kompleksit “Adem Jashari”, po kujtonin sakrificat e kësaj familje.
Me emocione e i etur për t’i treguar të birit historinë erdhi nga Presheva.
Ndonëse djali i Betim Salihut nuk ishte gjallë, kërkon që edhe pas 24 vite nga rënies heroike e 55 anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz historia të mos harrohet.
Fillimi i marsit është muaji ku historia thërret qytetarët e saj në një nga vatrat e rezistencës kundër armikut.
Mu për këtë arsye, Arsim Muja nga Vitia si shumë qytetarë të tjerë vizitojnë rregullisht vendin që mbanë vulën e lirisë.
I mbështjellë me flamurin e SHBA-së, Muja thekson se kjo datë për të është histori me vete.
Madje gjatë së dielës ku kishte shumë vizitor nuk munguan as recitimet.
Qindra qytetarë të shpërndarë në cepa të ndryshme të kompleksit memorial Adem Jashari po kujtonin sakrificat e Kosovës për të qenë shtet.
Madje kishte nga ata që pa hezitim blinin simbole kombëtare për t’i mbajtur kujtim.
Këtë e ka treguar edhe vet shitësi i këtyre produkteve.
Madje pak metra nga varrezat e heronjve këtyre të fundit vëmendjen ua tërhoqi edhe një detaj.
Antigona Zogu është një nga nënat që vazhdimisht u kujton fëmijëve rëndësinë e historisë së vendit ku jeton.
Shumë krenar njerëzit memorizuan këtë ditë pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Këto data me më shumë emocione i kujtojnë ata që lufta ua mori më ta dashurit.
E fëmijët me shumë krenari bërtasin emrin e heroit.