Dita e Evropës, kryetarja e Këshillit të Integrimit: Nuk ka asnjë të ardhme për shqiptarët përtej BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën e Evropës, deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku është shprehur sot se nuk ka të ardhme për shqiptarët përtej Bashkimit Evropian. 

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka thënë se me Kryeministrin Edi Rama në krye Shqipëria rrezikon të ngelet në vend për sa i përket integrimit.

“Europa duhet të jetë këtu por ajo po shndërrohet në një pritje të një date që me sa duket kurrë nuk do të vijë me Ramën në pushtet”, ka shtuar Tabaku.

“Fuqia e integrimit është e madhe aq sa ndryshon rrjedhën e një vendi. Prandaj duhet ti japim mundësinë shqiptarëve të jenë përfituesit dhe kontribuuesit e BE-së”, ka thënë deputetja e PD-së

“Europa e bashkuar, për të cituar Adenhauer, që ëndrra e disave. U kthye shpresa e të shumtëve. Sot është domosdoshmëri për të gjithë ne!”, ka përmbyllur postimin Tabaku.

Kontinenti i vjetër e feston 9 majin – Dita e Evropës, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Evropë, përkatësisht formim të Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik.

Çdo vit, institucionet e BE-së e festojnë këtë ditë përmes organizimit të një spektri të gjerë aktivitetesh: udhëtime, debate, konferenca, evenimente kulturore, përmes të cilave merren më shumë informata për Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij.  

Share This Article