Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban fjalimin e tij të fundit para togave të zeza të Hagës.
“Të nderuar gjyqtarë, për gati 3 vite në këtë sallë ju i keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet dhe dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm! Por unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.”, tha Thaçi.
Mes të tjerash gjatë fjalës së tij ai shprehu urimin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Të nderuar të gjithë të pranishëm, përshëndetje edhe ju të gjithë që na përcillni nga liria. Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i Pavarësisë. Më 17 shkurt, duke ndjekur rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë, shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që nga kjo sallë të shpeh urimet më të përzemërta”, tha ai.

