Ambasadori britanik, Alastair King-Smith dhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, organizuan të dielën një event të përbashkët me rastin e Ditës së Kujtesës 2023.
Dy diplomatët, të shoqëruar edhe nga politikanë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar, vendosën kurora lulëkuqesh në Memorialin e të Rënëve të Komonuelthit, pranë Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.
Një minute heshtje u ndoq nga ceremonia përkujtimore.
Memoriali është ngritur për të kujtuar të gjithë të prekurit nga lufta dhe konfliktet në botë.
Ambasadori King-Smith recitoi “Fundi dhe Fillimi”, një poezi e shkruar nga poetja polake, fituese e çmimit Nobel, Wislawa Szymborska.