Dita e Lirisë së Medias,OSBE:Të jesh gazetar në kohët e sotme,e rrezikshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit e OSBE në Shqipëri kanë reaguar ditën e sotme në kuadër të ditës ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Nëpërmjet një stuatusi në “Twitter”, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad kanë shkruar se të jesh gazetar ditën e sotme është e rrezikshme sepse këta të fundit  janë të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Ndërkohë që ambasadorët  u bëjnë thirrje të gjithë qeverive që të angazhohen në ruajtjen e sigurisë së gazetarëve.

 “Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.

Share This Article