Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë për të marrë kryesimin e Grupit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është dita e fundit e ndeshjeve ndërkombëtare dhe nga dita e nesërme të gjithë futbollistët do të jenë në klubet e tyre për tu përgatitur për fundjavë.

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zbres në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e kanë nisur për mrekulli aventurën duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Ukraina.

Po mirë e ka nisur edhe Gjoergjia, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-1.

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesues të Grupit 1 me gjashtë pikë.

Share This Article