ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit 2 minutes ago
Dhunohen punonjësit e IMT dhe Policisë Bashkiake Vlorë, efektivi i rrugores qëllon në ajër 1 hour ago
Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet 2 hours ago
“Rrezikohen Krishtlindjet”, drerët e Babagjyshit nën kërcënim serioz 2 hours ago
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Dita e parë e shkollës”/ Numri i nxënësve përgjysmohet në tre dekada

albnews by albnews
12 September, 2022
in Albania
0
“Dita e parë e shkollës”/ Numri i nxënësve përgjysmohet në tre dekada
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë.

RelatedPosts

Dhunohen punonjësit e IMT dhe Policisë Bashkiake Vlorë, efektivi i rrugores qëllon në ajër

2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente. Policia apel shoferëve: Bëni kujdes!

Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind.

Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjecar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind.

Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2020.

Rezultatet finale të regjistrimeve pritet të përpunohen në fund të muajit shtator për shkak të regjistrimeve me disa raunde në E-albania ketë vit.

Në total, në vitin 2021 ishin rreth 383 mijë nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar, sipas INSTAT, pothuajse përgjysmim në raport me vitin 1991, kur shifra ishte rreth 687 mijë (shiko grafikun: Numri i nxënësve të regjistruar gjithsej në arsimin paraunversitar 1991-2021)

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim.

Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit.

Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 1 janar 2022 rezulton që rreth një e treta e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës, qarku më i populluar në vend, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit, me rreth 10 për qind të popullsisë secili.

Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të ulët të popullsisë, me rreth 2,0 % të popullsisë së përgjithshme, ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili ka 2,6 % të popullsisë së përgjithshme.

Vetëm qarku i Tiranës ka shënuan rritje të popullsisë për periudhën 2021-2022./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit

Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit

22 December, 2025
Dhunohen punonjësit e IMT dhe Policisë Bashkiake Vlorë, efektivi i rrugores qëllon në ajër

Dhunohen punonjësit e IMT dhe Policisë Bashkiake Vlorë, efektivi i rrugores qëllon në ajër

22 December, 2025
Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

22 December, 2025
“Rrezikohen Krishtlindjet”, drerët e Babagjyshit nën kërcënim serioz

“Rrezikohen Krishtlindjet”, drerët e Babagjyshit nën kërcënim serioz

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result