Dita e pestë e grevës së naftëtarëve në Ballsh, një gevist dërgohet në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është përkeqësuar situata shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit të cilët kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së urisë.

Naftëtari Aleksandër Meidani, është dërguar me urgjencë në spital pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, kjo për shkak të mungesës së ushqimit për 5 ditë me radhë.

Pavarësisht grevës, deri më tani nuk ka patur një reagim nga ana e qeveriosë shqiptare në lidhje me zgjidhjen e kërkesës kryesore të naftëtarëve, marrjen e pagave të prapambetura prej më shumë se një viti.

Greva po zhvilllohet në mjediset e Qëndrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të naftës në Ballsh.

Share This Article