ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 12 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 13 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 13 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 13 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Dita e Sulltan Nevruzit, vizita në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

albnews by albnews
22 March, 2021
in Show - Biz
0
Dita e Sulltan Nevruzit, vizita në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në ditën e Sulltan Nevruzit, Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kreu i shtetit ndau me besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, urimet më të ngrohta për Festën e Sulltan Nevruzit, që shënon ditëlindjen e Imam Aliut.

RelatedPosts

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë

“Në këtë ditë të rigjallërimit të natyrës dhe lindjes së shpresës, kur dita i merr natës dhe drita, errësirës, jam i bindur se pas një dimri të gjatë dhe të vështirë, Dielli po lind dhe do të lindë patjetër në zemrën e çdo shqiptari. Sepse Pranvera dhe Demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën”, tha Presidenti.

Në një prononcim për mediet nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Meta tha se “sot bashkohemi me lutjet e Kryegjyshit Botëror për shëndetin e çdo qytetari të vendit tonë”.

“Apeloj për të bërë kujdes sa më shumë dhe të jemi më optimistë për të ardhmen, më solidarë, më bashkëpunues, më tolerantë dhe më të dashur me njëri-tjetrin e mbi të gjitha të mbizotërojë dashuria për atdheun. Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmon të gjithëve të jemi më optimist dhe të kemi më shumë besim te e ardhmja. Besoj se shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe e kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.

I pyetur mbi ardhjen e vaksinës ruse “Sputnik”, Meta tha se, “apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore për të gjithë qytetarët, pa asnjë lloj diskriminimi, por vetëm mbi kritere shëndetësore”.

Basha: Qoftë kjo ditë një ogur i mbarë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin

Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Beltashinjëve ku uroi Sulltan Novruzin.

Në takim me Baba Mondin, Basha uroi Sulltan Nevruzin. ““Shëndet, jetë dhe dritë për ty dhe të gjithë klerikët bektashinj, për të gjithë besimtarët bektashinj kudo që janë. Qoftë kjo ditë një ogur i mbarë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin ashtu siç është simboli i fitores së pranverës mbi dimrin dhe për largimin e të keqes nga shpirti i çdo shqiptari për triumfin e të mirës, e ndryshimit pozitiv për të gjithë”, shprehet Basha.

Nga ana e tij, kryeqjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi e falënderoi për vizitën.

“Kjo është vërtetë një ditë e bekuar nga Zoti, kuptohet edhe nga shenjtorët që vijnë. Dhe është shembull që ta udhëheqë njerëzimin në rrugën e vërtetë dhe prandaj ne i respektojmë këta njerëz, duke sakrifikuar me familje me gjithçka për të udhëhequr njerëzit në rrugën e vërtetë. Zoti ju bekoftë”, tha ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result