Dita e tretë e luftës me Ukrainën/ Kremlini kapet me mediat, i urdhëron që të…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia ruse e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje.

Agjencia tha se ka nisur hetime për “përhapjen e informacioneve jo të besueshme” kundër gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe mediave të tjera, si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, New Times e Dozhd.

Crimea.Realities e Radio Evropa e Lirë është po ashtu në listë.

Këto media akuzohen për publikimin e “informacioneve të pasakta në lidhje me granatimet e qyteteve të Ukrainës dhe viktimat civile në Ukrainë, si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse”.

Nëse mediat refuzojnë t’i fshijnë raportet, Roskomnadzor kërcënoi se do t’i bllokojë ato.
Roskomnadzor tha se mediat mund të gjejnë “informacione të besueshme” vetëm nga “agjencitë zyrtare të informimit”.

Share This Article