Dita e djeshme ishte e veçantë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho. Tekniku brazilian pranoi të pajisej me pasaportë shqiptare, ndërsa Kryeministri Edi Rama i dha çmimin “Shqiponja e Artë”. Sylvinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.
“Shumë i nderuar që mu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur.
Së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipit kombëtar dhe zyrtarë të FSHF-së, falënderova futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi krijuar përgjatë kualifikueseve dha dhe që kulmoi me kualifikimin tonë në finalet e Euro 2024” – Shkruajti Sylvinho. Shqipëria u kualifikua në një fazë finalesh europiani për të herë të dytë në histori.