Dita e Verës në kohën e koronavirusit në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dita e Verës e 14 marsit 2020 do të mbahet mend gjatë në Shqipëri. Ajo e gjen Shqipërinë me diell, por të gjithë qytetet kryesore në shtetrrethim, si masa ekstreme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit COVID-19. Deri tani në Shqipëri janë shënuar 33 raste positive, përfshi në këtë shifër dhe të moshuarën në Durrës që humbi jetën, ndërsa rastet pritet të shtohen.

Përveç Tiranës dhe Durrësit të cilat janë në shtetrrethim prej të premtes në mëngjes, sot janë zgjuar në shtetrrethim edhe Fierin. Vlorën, Lushnjën, Shkodrën. Elbasanin.

Po ashtu ndalohet qarkullimi i automjeteve pa leje nga Policia e Shtetit në akset rrugore nacionale: Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë.

Do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë-Durrës. Autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.”

Në orën 10:00 hyn në fuqi dhe ndalimi i hyrje e daljeve përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus. Do të lejohet vetëm hyrja me automjete private.

Share This Article