200.000 të vdekur është bilanci i përgjithshëm i pandemisë në Indi.
Por, shqetësim të theksueshëm përbën fakti se shifra reale mund të jetë larg më e madhe, meqenëse shumë raste nuk janë duke u evidentuar zyrtarisht.
Vendi ka raportuar përditë gjatë javës së fundit nga të paktën 300.000 raste të reja të të infektuarve, teksa mbi 360.000 raste janë evidentuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, ka shkuar në mbi 17.9 milionë shifra e personave të prekur nga koronavirusi.