Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

1 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Në këtë kuadër, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka uruar përmes rrjeteve të saj sociale këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:

“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!”, shprehet ajo.

Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.

https://web.facebook.com/v9.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df306099693a724%26domain%3Dwww.gazetaexpress.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.gazetaexpress.com%252Ff2373a9ff7c1b74%26relation%3Dparent.parent&container_width=459&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkushievis%2Fposts%2F216945066787602&locale=en_US&sdk=joey&show_text=true&width=500
Share This Article