Dita Ndërkombëtare e Infermierit, Meta: Kanë bërë një punë heroike në luftë kundër pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit ka vlerësuar sakrificën e bluzave të bardhave në luftë kundër pandemisë

Ai shprehet se “gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë”.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm. Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shprehet Meta./ATSH/ 

Share This Article