ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 4 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 4 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dita ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, deputetja e PD: Më shumë se 160 mijë qytetarë përballen sot me një neglizhencë të qeverisë

albnews by albnews
3 December, 2023
in Albania
0
Dita ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, deputetja e PD: Më shumë se 160 mijë qytetarë përballen sot me një neglizhencë të qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka bërë një reagim në rrjetet sociale, në ditën ndërkombëtare për Personat  me Aftësi Ndryshe.

Pampuri shkruan se më shumë se 160 mijë qytetarë të cilët trajtohen me statusin e veçantë nga legjislacioni kombëtar, të cilat sipas saj përballen sot me neglizhencën të qeverisë për të siguruar një jetesë dinjeitoze, shërbime publike afër nevojave të tyre dhe programe reale për integrimin ekonomik dhe social.

RelatedPosts

Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para sfidës vendimtare Andorra-Shqipëri

Zgjedhjet e pjesshme, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç, të rinjtë indiferentë

PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli

“Në ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, më shumë se 160 mijë qytetarë të cilët trajtohen me statusin e veçantë nga legjislacioni kombëtar, përballen sot me një neglizhencë të qeverisë për të siguruar një jetesë dinjitoze, shërbime publike afër nevojave të tyre dhe programe reale për integrimin ekonomik dhe social” shkruan fillimisht ajo.

Ajo shton se në buxhetin e vitit 2024,  qeveria nuk do të  parashikojë asnjë formë mbështetje, më shumë nga se ka dhënë këtë vit.

“Në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm 2024, qeveria nuk do të parashikojë asnjë formë mbështetje, me shume nga sa ka dhënë për këtë vit. Nuk do të ketë asnjë rritje apo indeksim të masës së trajtimit financiar të tyre. Ndërkohë pagesa mesatare mujore e aftësisë ndryshe mbetet nën pragun e minimumit jetik të vlerësuar nga institucioni i Avokatit të Popullit prej 185 euro për frymë në vitin 2019, që dukshëm sot e tejkalon vlerën e 200 euro nëse do të reflektojmë vlerën mesatare të inflacionit për vitet 2020-2023” vazhdon ajo.

Reagimi i plotë:

Në ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, më shumë se 160 mijë qytetarë të cilët trajtohen me statusin e veçantë nga legjislacioni kombëtar, përballen sot me një neglizhencë të qeverisë për të siguruar një jetesë dinjitoze, shërbime publike afër nevojave të tyre dhe programe reale për integrimin ekonomik dhe social.

‼️Në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm 2024, qeveria nuk do të parashikojë asnjë formë mbështetje, me shume nga sa ka dhënë për këtë vit. Nuk do të ketë asnjë rritje apo indeksim të masës së trajtimit financiar të tyre. Ndërkohë pagesa mesatare mujore e aftësisë ndryshe mbetet nën pragun e minimumit jetik të vlerësuar nga institucioni i Avokatit të Popullit prej 185 euro për frymë në vitin 2019, që dukshëm sot e tejkalon vlerën e 200 euro nëse do të reflektojmë vlerën mesatare të inflacionit për vitet 2020-2023.

📌Qytetarët me aftësi ndryshe, së bashku me pensionistët përbëjnë më shumë se ¾ e popullsisë që gjenden sot nën varfëri e cila sipas Bankës Botërore prek gati 40% të popullisë kombëtare. Një shifër kjo rreth dy herë më e lartë se sa mesatarja e vendeve të rajonit dhe gati 7 herë më e lartë se ajo e vendeve të BE.

📌Shërbimet bazë si ai transportit, mobilitetit dhe infrastrukturës pedonale, aksesi në institucione publike, arsimore, të kulturës etj., në shumicën prej 61 bashkitë e vendit është thuajse inekzistent. Për më tepër dhe në ato raste ku kjo infrastrukturë në dukje është prezente, në fakt është ose e amortizuar ose jashtë kushteve tekniko-infrastrukturore për ta bërë të akseueshme për këta persona.

📌Nga ana tjetër personat me AN janë plotësisht të paintegruar në punesim dhe ne mundësimin e një arsimi cilësor. Përtej propagandës së qeverisë, numri i personave me AN të puënsuar nga viti në viti nëpërmjet programeve të nxitjes së tyre është në vlera dramatikisht të papërfillshme.

📌Prej 2019 Shqipëria ka një legjislacion, në dukje mjaft favorizues për puënsimin e AN. Megjithatë pavarësisht ndryshimeve të ndodhura këtë vit, nëpërmjet të cilave do të kushtëzohej punësimi i rreth 8 mijë personave me AN në sipërmarrje private dhe institucione publike për shkak të kuotave “1 për cdo 25 punonjës” dhe në rast të mospunësimit, subjektet do të duhej të kontribuonin në buxhet vlerën e pagës minimale për cdo muaj mos punësimi të tyre, në fakt për këtë vit të ri buxhetor, qeveria ka parashikuar realizim prej 0 lekë për këtë zë të ri të ardhurash që mund të gjenerohen nga kjo politikë. Pra edhe pse në dukje miraton ligje për promovimin dhe nxitjen e integrimit në tregun e punës së personave me AN, në të vërtetë kjo mbetet thjeshtë për efekt të fasadës dhe propagandës, pasi qeveria nuk ka vullnet të përmbushë qoftë dhe angazhimet e veta publike.

📌Kjo është një neglizhëncë e qartë dhe mjaft e dëmshme ndaj qindra e mijëra familjeve shqiptare, të cilat po i privon në praktikë nga ushtrimi i të drejtave themelore të cilat janë të garantuara nga Kushtetuta.

📌Po ashtu, mos-integrimi ekonomiko-social i personave me AN ka një efekt negativ, pasi pengohet një kontribut domethënës që këta qytetarë potencialisht mund të ofrojnë në ekonominë e vendit, si vlerë kostoje oportune e cila mund të vlerësohet në disa dhjetra miliona euro çdo vit.

‼️Së fundmi Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar pranë Kuvendit një paketë amendamentesh të projekt-buxhetit 2024, ku përfshihet dhe rritja e pagesave të trajtimit financiar të kësaj kategorie sociale ne veshtiresi në masën e një vlere reale nga ndikimi i inflacionit të cmimeve të produkteve të shportës.

Kjo rritje është plotësisht e realizueshme, nëse do të ketë vullnet të qartë politik duke pakësuar shpenzimet operative të qeverisë të cilat shkojnë vetëm për lluks qeveritar dhe të ndalohen sa më parë kontratat korruptive të sektorit të Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale sic është ai i sterilizimit – aktualisht nën hetim nga SPAK, në mënyrë që të paktën tu sigurohet 160 mijë qytetarë dhe familjeve të tyre një trajtim dinjitoz financiar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result