Shënohet Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave.
Shënimi i kësaj dite ka filluar të shënohet nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, për të pasur një ditë për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat.
E mbajtur çdo 13 tetor, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave feston globalisht mënyrën se si njerëzit dhe komunitetet po reduktojnë ekspozimin e tyre ndaj katastrofave.
Gjithashtu rrit vetëdijen për rëndësinë e zvogëlimit të rreziqeve me të cilat ballafaqohen.
Strategjia Ndërkombëtare e OKB-së për Reduktimin e Katastrofave pasqyron një ndryshim të madh nga reagimi ndaj katastrofës në parandalimin e katastrofave, si një komponent integral i zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllimi është reduktimi i humbjeve njerëzore, sociale, ekonomike dhe mjedisore për shkak të rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe kushteve ekstreme të motit, si dhe fatkeqësive teknologjike.