Dita perfekte e Tiranës, kampion për herë të 26 pas fitores me përmbysje në derbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana është shpallur kampion për herë të 26 dhe zyrtarizimin e titullit e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme për tifozët bardheblu: me një fitore me përmbysje, në derbin ndaj Partizanit.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi mposhti 2-1 rivalët e përjetshëm, pasi e pa veten në disavantazh nga goli i jashtëzakonshëm me roveshatë i Skukës.

Në “Elbasan Arena”, Seferi dhe Totre ishin autorët e golave që vulosën kampionatin, kur duhen edhe 3 javë nga fundi i tij.

Share This Article