Ditë të tëra dhune, vendoset armëpushimi mes izraelitëve dhe palestinezëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një armëpushim hyri në fuqi mbrëmjen e së dielës, për t’i dhënë fund dhunës që zgjaste prej 3 ditësh mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Me të hyrë në fuqi, armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti, u respektua nga të dyja palët, pavarësisht të shtënave sporadike në orët e para të tij.

Të paktën 44 persona janë vrarë në sulmet e fundit të ushtrisë izraelitë në Gaza, 15 prej të cilëve fëmijë, në përplasjen më të dhunshme mes palëve që prej majit të vitit të kaluar.

Udhëheqësit e SHBA dhe të Kombeve të Bashkuara vlerësuan arritjen e armëpushimit dhe bënë thirrje për respektimin e tij. Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi gjithashtu që të vijojnë furnizimet me karburante dhe ndihma humanitare në Gaza.

Dhuna e fundit filloi me sulmet izraelite në vendet në Rripin e Gazës, për të cilat ushtria e saj tha se po iu përgjigjej kërcënimeve nga një grup militant. Ajo u pasua me ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor.

Share This Article