Ditë zie në Maqedoni, Bullgari dhe Kosovë për viktimat në aksidentin tragjik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vend sot është dita e dytë e zisë pas aksidentit rrugor të autobusit në të cilin dje në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë janë lënduar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje i shpalli tri ditë zie në territorin e të gjithë shtetit për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Gjatë kohës së ditëve të zisë flamuri shtetëror në të gjitha institucionet, si edhe i përfaqësive diplomatike të vendit jashtë vendit, janë ulur në gjysmështizë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet publike.

Ditë zie për viktimat në aksidentin e autobusit sot është shpallur edhe në Bullgari dhe Kosovë.

Share This Article