Ditë zie për futbollin amerikan! Vetëm 24 vjeç, lojtari i famshëm përplaset për vdekje nga kamioni i mbeturinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pre e një ngjarjeje të rëndë ka rënë futbolli amerikan të shtunën, pasi një nga yjet e rinj të NFL, “quarterback” i Pitsburg Stilwrs, Duejn Haskins, është përplasur për vdekje nga një automjet, duke u ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.

Haskins, një yll që spikati në futbollin amerikan kur ishte në Universitetin e Ohajos dhe tashmë pjesë e Stilërs, po kalonte rrugën në këmbë në Florida kur është goditur nga një kamion mbeturinash në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Policia po heton për ngjarjen e rëndë që ndodhi teksa Haskins, i cili pritej të ishte kandidat për një vend titullari në rreshtimin e Pitsburg, gjendej në Florida për stërvitjet për sezonin e ri.

Haskins ishte zgjedhja e 15 në draftin e NFL në vitin 2019, duke iu bashkuar Uashington, me të cilin luajti 13 ndeshje dhe pasoi për 12 touchdown.

Në vitin 2020 ai nënshkroi për Pitsburg dhe pas një sezoni si zgjedhje e tretë në rreshtim, kishte shansin në këtë vit që të bëhej titullar pasi shihej si një nga talentet e mëdhenj të këtij sporti.

Share This Article