ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Covey vijon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk ka lidhje me pretendimet e prokurorisë për krimet e supozuara të UÇK-së 37 minutes ago
Ministria e Mbrojtjes paraqet ligjin e ri, kontroll shtetëror i rreptë për import-eksportin e armëve 40 minutes ago
Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh 43 minutes ago
Haaland i frikshëm, 52 gola në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve 47 minutes ago
Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ditëlindja e monarkut Karl III, ambasada britanike organizon ceremoni

albnews by albnews
20 June, 2023
in Albania, UK
0
Ditëlindja e monarkut Karl III, ambasada britanike organizon ceremoni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada britanike në Tiranë ka mbajtur sot një ceremoni me rastin e ditëlindjes së Mbretit Karl III. Në pritje mori pjesë kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj por edhe zyrtarë të ndryshëm të qeverisë dhe opozitës si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Gjatë fjalës së mbajtur ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith tha se mbreti Karl është një figurë përbashkuese jo vetëm në Britaninë e Madhe por në botë.

RelatedPosts

Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

“Mbreti Karl është një figurë qendrore për Britaninë, Komonuelthin dhe Botën, duke qëndruar mbi partitë politike dhe duke na bashkuar.  Madhëria e tij vazhdon të jetë një mbrojtës i cështjeve të rëndësishme, të lirisë fetare, të mjedisit. I bëj nderim të gjithë udhëheqësve fetarë këtë mbrëmje- si atyre, që morën pjesë në Kurorëzimin e Mbretit për herë të parë, do të doja t’ju falenderoja që jeni të angazhuar për harmoninë ndërfetare dhe në miqësinë tuaj ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

Kur u takova me Madhërinë e tij javën e kaluar në Londër, për një audiencë zyrtare, ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është qartësisht i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj dhe parqet e bukura kombëtare që ju keni, në të gjithë vendin.  Ne jemi sot këtu për të shënuar një moment të vecantë për Mbretin Karl. Por ky event ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë. Kjo shkon pas në shekuj, dhe ato janë vazhdimisht në evoluim dhe përmirësim”- tha King Smith.

Duke folur për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike ambasadori tha se emigracioni është sfida më e madhe duke theksuar shqetësimin e tij mbi të rinjtë të cilët emigrojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është dicka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në Tik-Tok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre. Të tilla sfida vetëm mund të tejkalohen nëse ne ndërtojmë besim dhe respekt të ndërsjelltë dhe nëse punojmë se bashku në mënyrë aktive për t’i menaxhuar. Pa dyshim që bashkëpunimi operacional është kyc. Por po kaq është edhe parandalimi. Kjo është arsyeja, që gjatë vitit të kaluar ne nisëm një program të ri britanik në veri të Shqipërisë për të krijuar punë dhe investime, I pari I këtij lloji në vend, I cili po shtrihet nga Kukësi edhe në rajonin e Dibrës”- shtoi ambasadori britanik mes të tjerash.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Covey vijon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk ka lidhje me pretendimet e prokurorisë për krimet e supozuara të UÇK-së

Covey vijon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk ka lidhje me pretendimet e prokurorisë për krimet e supozuara të UÇK-së

2 October, 2025
Ministria e Mbrojtjes paraqet ligjin e ri, kontroll shtetëror i rreptë për import-eksportin e armëve

Ministria e Mbrojtjes paraqet ligjin e ri, kontroll shtetëror i rreptë për import-eksportin e armëve

2 October, 2025
Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

2 October, 2025
Haaland i frikshëm, 52 gola në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve

Haaland i frikshëm, 52 gola në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result