Ish miss Britania, Kirsty Bertarelli, bëhet gruaja më e pasur në Britani duke lënë pas dhe Mbreterëshën Elizabeth.
Kirsty dhe bashkëshorti i saj Ernesto Bertarelli u renditën në vendin e 14 -të në listën e njerëzve më të pasur nga Sunday Times të këtij viti, me një pasuri prej 12 miliardë euro.
Kirsty ka përfituar nga ky divorc një shtëpi në Zvicër në Liqenin e Gjenevës me vlerë 60 milion euro, një shtëpi që kushton 10 milion euro në Gstaad në të cilën përfshihet një aeroport, një liqen i madh dy kuzhina ku kuzhinieri gatuan në të parën dhe Kirsty në të dytën.
Ish -Miss Britania e Madhe ra dakord të pranonte një marrëveshje prej 500 milion euro në divorc, sipas raporteve – megjithëse ky detaj nuk është konfirmua nga çifti.
Ernesto Bertarelli është një manjati i bioteknologjisë, i diplomuar në Harvard dhe e ka rritur trashëgiminë e familjes së tij pesë herë.
Çifti u divorcua pas 21 vitesh martesë dhe Kirsty Bertali, një këngëtare dhe kompozitore amatore, është më e pasur se Mick Jagger (400 milionë euro), Ed Sheeran (270 milionë euro) dhe Adele (200 milionë euro).
Ajo është nënë e tre fëmijëve.
Kirsty u takua me Bertarelli në një darkë në Sardenjë në 1997 dhe çifti u martua në 2000.
Zëdhënësi i çiftit është shprehur:
“Të gjitha çështjet që dalin nga divorci janë zgjidhur dhe ata me respekt do të kërkonin privatësinë për të gjithë familjen e tyre në këtë kohë. Meqenëse kjo është një çështje private, nuk do të ketë komente të tjera.”