Divorci mes Besit dhe Xhensilës për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Avokatja tregon si qëndron e vërteta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohëve të fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Vetë artistët kanë zgjedhur që të mos i komentojnë këto lajme. Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, madje ka të tjerë që thonë se kjo kërkesë është bërë nga çifti për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

E ftuar në Wake Up, avokatja Nexhi Beqiri tha se në të vërtetë nuk ka asnjë kërkesë padie në gjykatë për ndarje.

“Flitet por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”-tha avokatja.

Share This Article