Pas 25 vitesh martesë, Jennifer Flavin ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Sylvester Stallone.
Mediat verifikuan lajmin pas një fotoje të publikuar nga vetë aktori, ku tatuazhi në krahun e djathtë që dikur shfaqte portretin e bashkëshortes Jennifer, ishte shndërruar në pikturën e qenit të tij, Butkus.
Kaq mjaftoi qĂ« mediat tĂ« vihen nĂ« kĂ«rkim tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s. Flavin, e cila Ă«shtĂ« 22 vite me e re se aktori 76 vjeç, e kishte lĂ«nĂ« tĂ« kuptohej ndarjen pĂ«rmes njĂ« fotoje tĂ« postuar mĂ« 10 gusht: teksa pozonte me 3 vajzat e saj, ajo shkruante: âKĂ«to vajza janĂ« prioriteti im. AsgjĂ« tjetĂ«r nuk ka rĂ«ndĂ«si. VetĂ«m ne tĂ« katĂ«rta, pĂ«rgjithmonĂ«â. Tashme çifti nuk e ndjek mĂ« njĂ«ri-tjetrin as nĂ« rrjetet sociale.
I pyetur rreth zgjidhjes së martesës, aktori ende aktiv në sheshxhirim, tha se bashkë me Jennifer po mundohet të zgjidhin çështjet, edhe ato ekonomike, me qetësi e maturi si dy miq të mirë.
Jennifer Flavin, në argumentin e dorëzuar në gjykatë për zgjidhjen e martesës thotë se mes tyre, gjithçka është thyer dhe asgjë nuk mund të rikthehet si më parë, por pa dhënë detaje të tjera. Kjo ishte martesa e tretë për Sylvester Stallone, një nga më jetëgjatat për të dhe në përgjithësi për çiftet e Hollivudit.




