Djali gjashtëvjeçar bëhet i katërti që humb jetën pasi ra në liqenin e ngrirë në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë fëmija i katërt që ra në një liqen në Britaninë e Madhe. Mediat në vend raportojnë se gjashtëvjeçari nuk e fitoi dot betejën për jetën pas disa ditësh në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Parkun Babbs Mill në Solihull, West Midlands më 11 dhjetor. Tre fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 10 dhe 11  vjeç.

Të tre djemtë u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji por nuk mundën të mbijetonin.

Pas ngjarjes edhe një oficer u trajtua për hipotermi të lehtë pasi u përpoq të çante akullin në përpjekje për t’i shpëtuar fëmijët.

Më herët, familjarët e 10-vjeçar, Jack Johnson treguan se ai u fut në liqen për të shpëtuar tre të tjerët edhe pse nuk i njihte. Megjithatë, fundi ishte tragjik për të katër vogëlushët.

Share This Article