Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit famëkeq meksikan të drogës ” El Chapo”, i cili aktualisht është i burgosur në Shtetet e Bashkuara është deklaruar fajtor në një gjyq penal në Çikago për akuzat e trafikimit të drogës dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, raportoi Chicago Tribune.
Vëllai i tij, Ovidio Guzman, kishte deklaruar fajësinë në korrik për akuza të ngjashme. Të dy këta shtetas akuzohen se kanë vazhduar aktivitetet kriminale të babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, ish-liderit të kartelit Sinaloa.
Joaquín Guzmán López, 39 vjeç, u arrestua në korrik 2024 pasi mbërriti në Teksas me një avion të vogël privat me bashkëthemeluesin e kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zamada.




